E Hënë, 2 Nëntor 2026

KOPENHAGË – Groenlanda: Kërkojmë bashkëpunim më të ngushtë me BE-në

KOPENHAGË, 2 tetor /ATSH-DPA/- Në kuadër të pretendimeve territoriale të presidentit të SHBA-së Donald Trump, Groenlanda po kërkon të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian.

“Në Groenlandë, ne dëshirojmë një bashkëpunim më të fortë dhe më të ngushtë me BE-në. Ne kemi shumë për të ofruar dhe kjo na jep mundësi të mëdha zhvillimi”, tha kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, në një samit të të ashtuquajturit Komunitet Politik Evropian (EPC), në Kopenhagë.

Groenlanda u përfaqësua në EPC për herë të parë. “Ne dëshirojmë të zgjerojnë partneritetin në dobi të të dyja palëve”, tha Nielsen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu të njëjtin mendim pas një takimi me Nielsen.

“Evropa dhe Groenlanda do të jenë gjithmonë partnerë të besueshëm të njëra-tjetrës. Ne duam të thellojmë bashkëpunimin tonë”, postoi Von der Leyen në platformën X.

“BE-ja gjithashtu dëshiron të dyfishojë mbështetjen financiare për Groenlandën”, tha ajo – duke iu referuar planeve të komisionit për një buxhet të ardhshëm shumëvjeçar prej më shumë se 500 milionë euro – për Groenlandën.

Ishulli, me gati 56,000 banorë, është kryesisht autonom, por zyrtarisht i përket mbretërisë së Danimarkës.

Më herët, Trump vazhdimisht ka pretenduar aneksimin e ishullit më të madh në botë gjatë disa muajve.

Edhe pse debati është qetësuar disi, qëndrimi i Trump nuk ka ndryshuar që atëherë.

Në samitin në Kopenhagë, Nielsen nuk e përjashtoi mundësinë e të qenit i hapur për bashkëpunim të respektueshëm me SHBA-në në kushte të caktuara.

“Një bashkëpunim nuk e përjashton tjetrin. Gjëja më e rëndësishme është që ato t’i sjellin dobi popullsisë së Groenlandës sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›