E Diel, 1 Nëntor 2026

KOPLIK/ Gjendet pa shenja jete 28-vjeçari në një arë

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një arë në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 15:20. Viktima është shtetasi K. P., banues në fshatin Boriç i Madh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu është vetëvrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›