E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon Adi Hilën në prokurori

FOTO/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon Adi Hilën në prokurori

Aktorja Monika Lubonja ka kallëzuar në prokurori kompozitorin Adi Hila, lidhur me publikimin në rrjet të disa videove intime.

Lubonja ka bërë me dije përmes një postimi në Instagram se ka depozituar kallëzim ndaj Hilës, duke e denoncuar për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

Në reagimin e saj, ajo thekson se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqimin për t’u filmuar apo regjistruar, si dhe për shpërndarjen, shitjen apo publikimin e materialeve intime.

“Nuk kam pasur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shkruan Lubonja.

Ajo u ka kërkuar mediave të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos publikojnë apo spekulojnë me materiale intime.

“Opinionit publik i kërkoj të mos e kthejë dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë”, shprehet aktorja.

Lubonja deklaron se i është drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjekë çështjen deri në fund.

“Dinjtetin tim dhe pabesinë nuk ia fal askujt që përdori jetën time! Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë”, shkruan ajo.

Në fund të reagimit, Lubonja shprehet se kërkon forcë për të përballuar situatën dhe beson se drejtësia do të bëjë punën e saj.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›