E Diel, 1 Nëntor 2026

KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtarit Zhukri

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Agron Zhukri.

Gjykimi, i zhvilluar në dhomë këshillimi dhe i përbërë nga kryesuesi Sokol Çomo, relatore Natasha Mulaj dhe anëtaret Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi, shqyrtoi ankimin e paraqitur nga Zhukri kundër vendimit të 19 prillit 2024.

“Trupi gjykues vendosi unanimisht lënien në fuqi të vendimit të KPK-së. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e KPA.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›