Kos: Barazia gjinore pjesë përbërëse e ligjit të BE-së, sulmi ndaj Gonzatos i papranueshëm

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, reagoi sot për deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.
Komisionerja Kos shprehet se sulme të tilla janë të papranueshme.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e ambasadorit të BE-së në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, thekson Kos, në një reagim në rrjetin social X.
Sot në Kuvend, kreu i PD-së Sali Berisha tha se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit “Për barazinë gjinore”.
Berisha shtoi se Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare bindjet e tij personale.
Gender equality and non-discrimination are an integral part of EU law.
Aligning with it is part of the EU accession process.
This is not a private demand of the Ambassador of @EUinAlbania
Any attacks on him are unacceptable.
— Marta Kos (@MartaKosEU) November 6, 2025
/gj.m/a.f/r.e/