E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPA pezullon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, e dërgon për trajnim tek “Magjistratura”

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur të pezullojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Vlorës, Laurent Fuçia për një periudhë njëvjeçare. Sipas vendimit të marrë nga togat e zeza të KPA, gjyqtari do të jetë i detyruar të ndjekë programin e trajnimit për një periudhë 1-vjeçare, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë vendosi sot (25 korrik 2024) prishjen e vendimit të KPK-së që konfirmonte në detyrë gjyqtarin Fuçia.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 632, datë 08.03.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Laurent Fuçia. Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Laurent Fuçia për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës”, njofton KPA.

Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej KPK-së më 8 mars 2023, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi rivlerësimin e figurës së gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ky apelim solli dhe rrëzimin e vendimit të KPK.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›