E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rrumbullaku: Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vendosi 9 gjoba gjatë vitit 2023

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Gjatë vitit 2023, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vendosur 9 gjoba me vlerën 1 380 000 lekë, pas shkeljeve të evidentuara në fushën e veprimit të institucionit.

Shifrat i bëri publike, Mirela Rrumbullaku, përfaqësuese e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e cila pasqyroi në Kuvend raportin vjetor të vitit 2023 të punës së institucionit në fjalë.

Rrumbullaku u shpreh se 40% e numrit total të ankesave në vitin 2023 lidhen në fushën e punësimit dhe vetëm 3.9% me arsimin.

“Janë 280 çështje të regjistrura në vitin 2030, 276 ankesa, dhe 4 çështje ex officio. Çështje të trajtuara dhe hetuara administrativisht nga Komisioneri lidhen edhe me vitin 2022, pasi janë dhe të mbartura për shkak të afateve. Dhe janë në total 359 çështje të trajtuara gjatë vitit 2023, nga të cilat 344 ankesa dhe 15 çështje ex officio. Nga këto 79 çështje, respektivisht 68 ankesa dhe 11 ex officio janë të regjistruara nga viti 2022”, vijoi Rrumbullaku.

“Numri i vendimeve dhe rekomandimeve të komisionerit është 257 vendime, ku përfshihen 4 rekomandime, 9 vendime me gjobë.138 ankues që janë gra, 145 ankues burra. 55 ankesa të paraqitura nga OJF, 6 nga grupe personash, 15 ex officio. Ankesat e trajtuara në fushën e punësimit 40% të numrit total të ankesave, nga të cilat 144 dhe nga këto 107 i drejtohen subjekteve publike dhe 37 kundër subjekteve private”, u shpreh Rrumbullaku.

“Ankesa të drejtuara në fushën e të mirave dhe shërbimeve për vitin 2023 janë 56.1% të numrit total, ose 204 të tilla. 156 kundër subjekteve publike, 48 kundër subjekteve private. Ankesa në fushën e arsimit, 3.9% e numri total të ankesave. 14 ankesa që u janë drejtuar subjekteve publike, 7 janë drejtuar institucioneve qëndrore, 7 institucioneve vendore”, tha Rrumbullaku.

”Gjatë vitit 2023 Komisioneri ka përfunduar shqyrtimin e 8 çështje ku problematika lidhej me mbrojtjen e të dhënave apo diskriminimin e fëmijëve. 1 vendim me konstatim diskriminimi, që prek me një numër të caktuar individësh. Ky rast lidhet me përfitimin e bursës për të gjithë nxënësit, prindërit e të cilës trajtohen me ndihmë ekonomike, me qëllim mos braktisjen e shkollës. 3 vendime kur është konstatuar mosdiskriminimi i subjekteve ankues. Në katër raste të tjera problemtika ësht zgjidhur gjatë shqyrtimint. Çësëhtja u mbyll pa vendim përfundimtar. 41 vendime konstatim diskriminimi, 88 vendime për mospranim të ankesës, 38 vendime për ndërprerje të shqyrtimit të hetimit, pa vendim. 15 vendime pushimi, pasi ankimuesi është tërhequr nga procedura. 7 pushime pasi çështja ka kaluar në gjykatë. Komisoneri u shpreh me 9 vendime me gjobë me vlerën 1 380 000, 8 për moszbatim të vendimit të komisionerit, 1 për subjektin që nuk ka dhënë informacion.  Komisioneri u thirr në 58 procese gjyqësore”, u shpreh Rrumbullaku.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›