KPJ mohon se e kanë ftuar Martyn
Nga Express më 24 dhjetor 2010 në ora 14:41
Ylli Hoxha, drejtor ekzekutiv i Klubit për Politikë të Jashtme (KPJ), ka thënë se është e paqëndrueshme deklarata e kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, se Dick Marty është i ftuar nga ky klub për ta prezantuar raportin e tij në Kosovë.
“Absolutisht është e pavërtetë. Ne jemi të befasuar me këtë deklaratë të kryeministrit, e cila nuk qëndron”, i ka thënë Hoxha, Kohës Ditore.
“Klubi nuk i ka bërë ndonjë ftesë Martyt që të vijë në Kosovë”, ka shtuar ai.