E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gradimi i diplomatëve

Nga Express më 24 dhjetor 2010 në ora 17:51

Procesi i gradimit të diplomatëve kosovarë është shtyrë për shkak të situatës që është krijuar pas largimit të Skënder Hysenit nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme.

Kontingjenti deri më tani më i madh i personave që kanë aplikuar për gradime në Ministrinë e Punëve të Jashtme duhet të presë konstituimin e kabinetit të ri qeverisës. Por, Radio Kosova ka raportuar se, shtyrja ka ndodhur për shkak të vlerësimeve mbi baza partiake dhe për këtë arsye zëvendësministrja në largim, Vlora Çitaku ka hezituar t’i nënshkruajë ato.

Sipas burimeve, vlerësimet e bëra për procesin e gradimit nga Komisioni ndërministror nuk kanë shkuar në bazë të performancës dhe standardeve profesionale të stafit.

Lulëzim Mjeku, drejtor politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka thënë se Ministria vlerëson se ka punë të tjera më të rëndësishme që presin për t’u bërë.

Në bazë të ligjit në fuqi, Komisioni për Grada ka bërë rekomandimet për gradim te Kabineti i ministrit për së paku 30 persona, duke përfshirë edhe pjesëtarë të stafit diplomatik nëpër misione të ndryshme. Por, nëse të gjithë këta njerëz do të marrin gradat që ka rekomanduar ky komision, do të varet nga përbërja e kabinetit të ardhshëm të ministrit të Punëve të Jashtme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›