E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Vjollca Spahiu

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më 25 qershor 2024, vendosi të konfirmojë në detyrë subjektin e rivlerësimit, Vjollca Spahiu, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Vendimi u arsyetua nga trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me Lulzim Hamitajn si relator dhe Firdes Shulin si anëtare. Vendimi do t’i njoftohet Spahiut, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Spahiu dhe/ose Komisioneri Publik brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi duhet të depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Vjollca Spahiu e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare në Kukës. Prej vitit 2014, Spahiu e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›