KPK konfirmon në detyrë ndihmësen ligjore Enida Lamçe

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtaren Enida Lamçe, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se “pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 31.5.20214 (sot) për subjektin e rivlerësimit, Enida Lamçe, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Enida Lamçe, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”.
“Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo relatore, Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve”, bën të ditur KPK.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
/a.f/r.e/