E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPK konfirmon në detyrë ndihmësen ligjore në Gjykatën e Apelit, Anida Bica

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmim në detyrë të Anida Bica, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Pamela Qirko, Valbona Sanxhaktari relatore, Alma Faskaj anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›