E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPK konfirmon në detyrë ndihmësen ligjore të Apelit, Alma Troshani

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimi Alma Troshani vendosi konfirmimin në detyrë të saj.

Troshani është ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi relatore, Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›