KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor Klement Kajana

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Klement Kajanën, ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Roland Ilia, Xhensila Pine relatore, Genta Tafa Bungo anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
/m.m/r.e/