E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor, Roland Agolli

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Roland Agollin, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, Firdes Shuli relatore, Etleda Çiftja anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit ose Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›