E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KQZ: 12 536 kërkesa nga diaspora për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit, 1859 të miratuara

TIRANË, 14 janar /ATSH/12 536 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë paraqitur kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 11:00 të datës 14 janar për t’u regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga këto 1859 kërkesa janë miratuar.

KQZ bën të ditur se Italia është shteti nga ku kanë ardhur më shumë kërkesa, 3745 ose 29.9%, Greqia 2494 ose 19.9% dhe Gjermania me 2099 kërkesa ose 16.7%.

Tirana është bashkia me më shumë kërkesa 2458 ose 19.6%, në Fier 1076 kërkesa ose 8.6% dhe në Durrës 655 kërkesa ose 5.2%.

KQZ informon se të dhënat mbi regjistrimin e votuesve nga jashtë tashmë mund të ndiqen në kohë reale në linkun https://kqz.al/stats/, i cili është vendosur në faqen kryesore të internetit të KQZ, në butonin Regjistrimi Votuesve nga Jashtë. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›