KQZ, Arvizu: Palët të gjejnë vullnet për zgjidhjen e ngërçit, nuk është vonë
FIER - Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu zhvilloi sot një takim me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj. Qëllimi i këtij takimi ishte interesimi mbi mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe klimën parazgjedhore në tërësi.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, ambasadori Arvizu theksoi rëndësinë që palët politike të gjejnë kompromis për çështjen e KQZ-së, dukë shtuar se nuk është vonë për të shkuar në zgjedhje me një KQZ të plotë.
“Është vërtet për të ardhur keq që KQZ nuk është plotësisht e konstituar. Kjo në fakt nuk ndihmon në zhvillimin proceseve zgjedhore siç janë skicuar ato për tu zhvilluar. Besoj se nuk është vonë, duhet të ketë një vullnet nga ana e aktorëve politike. Të gjejnë një mënyrë që KQZ-ja të jetë plotësisht e konstituar. Udhëheqësit shqiptarë duket sikur janë të paaftë për ta realizuar këtë.”- u shpreh Arvizu.
Ambasadori Arvizu deklaroi në takim se Ambasada Amerikane do të nisë përfaqësuesit e saj në Fier, për të parë nga afër procesin e votimit dhe të numërimit, ndërsa e vuri theksin tek liria e votës.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Zeqaj e ka njohur ambasadorin Arvizu me situatën aktuale, duke e siguruar se Bashkia e Fierit ka marrë të gjitha masat për infrastrukturën zgjedhore, duke nisur me listat e votuesve, sistemimin e dekorit në qytet, sigurimin në kohë të sallave e shesheve për aktivitetet politike. Në të njëjtën kohë, sipas tij, janë marrë masa edhe për qendrat e numërimit, sigurimin e kushteve si për numëruesit, ashtu edhe për vëzhguesit.
Po ashtu, kryebashkiaku Zeqaj i shprehu ambasadorit Arvizu shqetësimin për disa zona të specifikuara si të “nxehta” gjatë fushatës në rrethin e Fierit, probleme këto të njohura ndër vite.
Në takim, zoti Zeqaj përmendi edhe dhunën e ushtruar ndaj kandidatit të FRD pak ditë më parë në Roskovec, duke e quajtur atë një ngjarje të rëndë, që cenon integritetin e zgjedhjeve dhe shtron udhën, sipas tij, për destabilitet politik në vend.
Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të funksionojë vetëm me katër anëtarë. Opozita kërkon rikompozimin e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, pas shkarkimit të anëtarit të LSI-së, ndërsa kryeministri Berisha konsideron se zgjidhja e vetme e këtij ngërçi është rikthimi në detyrë i anëtarëve të larguar, ose paraqitja e kandidaturave të reja nga ana e opozitës.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Volonte: Zgjidhni krizën në KQZ, rrezikohet rezultati i zgjedhjeve