E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Deri në drekë morën pjesë në zgjedhje 15.29%

Lajmin e ka bërë konfirmuar Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së, në një takim me gazetarët.

Duke folur për komunat në veri të Kosovës, zonja Lushta tha se atje janë dërguar tashmë katër ekipe mobile për votim, në Mitrovicë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Prej tyre, vetëm tri janë funksionale, kurse ajo në Leposaviq jo. Kryetarja e KQZ-së gjithashtu njoftoi se në Zubin Potok, një grup prej 70 qytetarësh serbë kishin protestuar afër ekipit mobil që është dërguar, por më pas turma është shpërndarë. (rel/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›