E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puna e EULEX, diskutime nesër në Bruksel

Siç mësohet Këshilli i Ministrave në konkluzionet e tij duhet të mbështesë përpjekjet që po i bën misioni evropian EULEX në Kosovë në zbatimin e mandatin të tij, megjithë sfidat serioze.

Ministrat evropianë janë të kënaqur me rezultatet që i ka shënuar deri më tash EULEX-i në forcimin e legjislacionit dhe gjyqësisë dhe në promovimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në Kosovë. Pikësëpari kjo ka të bëjë me proceset e rasteve të ndjeshme penale dhe me luftën kundër krimit të organizuar. (qik/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›