E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Deri ne ora 1130 kane votuar 8.23

Nga Express me 21 nentor 2010 ne ora 0832

E plotesuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove beri te ditur se deri ne oren 11.30 ne zgjedhjet e jashtezakonshme per kryetar te komunes se Rahovecit kane marre pjese 8.23 per qind nga me se 47 mije votuesit potenciale te kesaj komune.

Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka tha se nuk eshte raportuar per parregullsi apo incidente ne vendvotime.

147Nga raportimet qe jane derguar nga menaxheret e 34 qendrave te votimit ne 71 vendvotime deri ne kete moment te raportimit nuk eshte raportuar per ndonje parregullsi apo ndonje incident qe do te demtonte imazhin e ketij procesi zgjedhor148 beri te ditur Daka.

Daka Me kohe jane hapur te gjitha vendvotimet

Komisioni Qendror Zgjedhor KQZ ne konferencen e pare te mbajtur te dielen ka njoftuar se te gjitha qendrat e votimit jane hapur me kohe ne Rahovec ne zgjedhjet e jashtezakonshme qe po mbahen per te parin e kesaj komune.

Ne Rahovec jane duke u mbajtur zgjedhjet e jashtezakonshme per kryetar te komunes. Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka ka bere te ditur se zgjedhjet jane duke u vezhguar nga 965 vezhgues vendore dhe nderkombetare.

147Sipas informative qe kemi marre nga zyrtari i larte komunal te zgjedhjeve nga gjithsejte 34 qendra votimi me 71 vendvotime ne ora 07.00 te mengjesit jane hapur te gjitha vendvotimet. Ekipet mobile jane ne kete komune qe do t146u sherbejne 54 votuesve me nevoja te vecanta. I gjithe materiali zgjedhor eshte shperndare ne te gjitha qendrat e votimit pa asnje problem. Zgjedhjet ne Rahovec jane duke u vezhguar nga 965 vezhgues vendore dhe nderkombetare148 tha Daka sic transmeton Kosovapress.

Hapen te gjitha qendrat e votimit ne Rahovec

Kryetari i Komisionit Komunal te Zgjedhjeve ne Rahovec Burim Lezi ka njoftuar se me kohe jane hapur te gjitha qendrat e votimit per zgjedhjen e kryetarit te komunes.

Qytetaret e Rahovecit do t146iu drejtohen sot kutive te votimit per te zgjedhur kryetarin e ri te komunes per te cilin post garojne kandidatet e pese subjekteve politike Xhelal Canziba PDK Ibrahim Kryeziu LDK Smajl Latifi AAK Luljeta Kadiri LDD dhe Rexhep Oruqi AKR.

Zgjedhjet do te vezhgohen nga 965 vezhgues nga ta jane edhe 47 vezhgues nderkombetar.

49272 votues kane mundesi te zgjedhin njeri nga pese kandidat qe garojne per te parin e Rahovecit Xhelal Canziba PDK Ibrahim Kryeziu LDK Smajl Latifi AAK Luljeta Kadiri LDD dhe Rexhep Oruqi AKR.

Konferenca e radhes e KQZ-se do te mbahet ne ora 12.00 ku do te njoftohet lidhur me numrin e votuesve qe kane votuar deri ne ora 11.00.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›