E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikohen per nje nenshkrim

Ne mungese te Ministrit te Shendetesise Qendra Klinike Universitare ka mbetur pa ilace per kurimin e kancerit te gjirit. Tenderi per barna mund te nenshkruhet vetem nga shefi i kesaj Ministrie. Tri gra te prekura nga kjo semundje Nystrete Gashi Zoje Musa dhe Nezahate Ismaili thone se nese nuk gjendet nje zgjidhje atehere jeta e tyre rrezikohet. Nga Nebih Maxhuni me 21 nentor 2010 ne ora 1117

Nystrete Gashi 42 vjecare nga Prishtina eshte e semure me kancer.
Ajo tash e nje kohe te gjate eshte e diagnostifikuar me kete semundje.
Kjo grua para nje kohe ka filluar te marre terapine kunder kancerit ne gji te quajtur Herceptin.

Gashi para dy ditesh ka pasur afatin e fundit per te marre terapine e radhes por kjo nuk ka ndodhur ne mungese te terapise se kancerit ne Qendren Klinike Universitare.

Ajo gjate tri diteve eshte lodhur duke u sjelle neper korridoret e klinikes afer gjinekologjise vend ky ku jepet terapia kunder kancerit te gjirit. E lodhur nga maltretime qe i behen ne Qendren Klinike Universitare te Kosoves dhe ne Ministrine e Shendetesise ne mungese te barnave pavaresisht nga semundja qe vuan ajo nuk e ka ndermend te ndalet deri ne sigurimin e herceptines.

147Une nuk mund te pres derisa te gjendet kjo terapi. E kam kohen kur duhet ta marr perndryshe une po vdes148 thote ajo.

Nystretja rrefen se nuk ka mundesi te bleje nje terapi te tille meqe sipas saj vetem per nje seance herceptina kushton diku rreth 1600 deri ne 1800 euro. E nje terapi ajo duhet ta marre cdo tri jave.

147Ketu ne QKU mjeket me thane se nuk ka herceptine. Kam qene edhe ne Ministrine e Shendetesise por atje me thane se ne mungese te ministrit nuk po ka kush ta nenshkruaje tenderin per barna148 thote ajo.

Me semundjen me te cilen eshte diagnostifikuar Nystrete Gashi thote se nuk mund te prese derisa te vjen ndonje minister i ri dhe te nenshkruaje tenderin per blerjen e barnave.

147Nuk mund te pres derisa te vjen ndonje minister une po vdes...148.

Te njejtin hall sikurse te Nystretes e kane edhe Zoje Musa nga Prishtina dhe Nezahate Ismaili nga Vushtrria.

147Une qe nje vit e marr kete terapi. Tri here kam qene ne Ministrine e Shendetesise me kane thene fjale te njejta se nuk ka kush me nenshkru tenderin per barna148 thote Zoja.

Sipas saj zyrtaret e Ministrise se Shendetesise eshte dashur te mendojne me heret per kete meqe edhe para tri javesh kane pasur telashe per sigurimin e terapise.

147Ne edhe me kete semundje edhe me probleme te tilla m146u ballafaqu eshte marre. Eshte dashur te gjejne nje zgjidhje zyrtaret e MSH146se per kete problem148 thote ajo.

E Nezahete Ismailit i kane mbetur vetem edhe kater seanca per te perfunduar terapine kunder kancerit ne gji.

147Qe tri dite jemi ka presim per terapi neve vete mjeket na kane thene se nuk guxon te na kaloje dita kur duhet me marr terapine148 thote ajo.

Se keta paciente nuk guxojne te kalojne as gjysme dite pa terapi kur e kane daten e caktuar e thote edhe mjekja Mejreme Krasniqi-Maloku onkologe kimioterapeute.

147Domosdoshmerisht nuk guxojne ta nderpresin terapine...148 thote ajo.
Krasniqi-Maloku ka thene per Express se ne baze te konsultave qe ka pasur me zyrtaret e MSh146se ata i kane rrefyer se terapia ekziston tashme por gjithcka eshte bllokuar ne mungese te nje nenshkrimi nga ministri i MSh146se.

147Ne MSh kane thene se duhet ministri ta nenshkruaje tenderin per kete terapi dhe cistostatiket e tjere148 thote kjo mjeke e cila brengoset per fatin e pacienteve qe silleshin ne korridoret prane zyres se saj.

Faik Hoti zedhenes ne Ministrine e Shendetesise ka thene se kjo situate ka ardhur si pasoje e vakuumit institucional.

Por ai ka thene se tashme zyrtaret me te larte te Ministrise kane gjetur nje zgjidhje.

147Kemi marre autorizimin qe ne vend te ministrit te nenshkruaje zevendesministri i MSh146se tenderin per barnat. Javen e ardhshme gjithcka do te rregullohet148 ka thene Hoti duke permendur se me shume se 30 lloje te citostatikeve do te sigurohen pavaresisht nje buxheti te vogel qe ka kjo ministri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›