E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Dorezuan listat 38 parti

Pritet qe dy partite e medha, te paraqesin sot emrat e kandidateve per deputete

Rreth 50 kryetare te bashkive dhe komunave ne vend, rrezikojne ndjekje penale, pasi edhe pas gjobitjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk kane dorezuar listat e zgjedhesve. Zedhenesi i ketij komisioni, Leonard Olli, tha dje per gazeten "Koha Jone", se dhe pas gjobitjes me vleren 50 mije leke, vetem 27 kryetare te bashkive dhe komunave kane reflektuar dhe kane sjelle ne KQZ, listat e zgjedhesve. "Rreth 50 te tjere, ende nuk i kane sjelle listat", tha Olli, duke shtuar se masa tjeret, per autoritetet e pushtetit vendor qe shkelin ligjin eshte ndjekja penale per shperdorim detyre. Listat paraprake te zgjedhesve, duhet te ishin dorezuar pak kohe pas shpalljes zyrtare te dates se zgjedhjeve. Por kryetaret e bashkive dhe komunave, jo vetem qe nuk e kane bere kete veprim ligjor, por edhe sot, kur na ndan vetem pak me shume se nje muaj nga zgjedhjet, nuk dorezojne listat. Situata vleresohet si shqetesuese ne Komisionin me te larte zgjedhor. Kjo pasi mos publikimi i listave te zgjedhesve, nuk lejon qe zgjedhesit te verifikojne emrat ne te dhe t'i korrigjojne ne rast se ka probleme apo pasaktesi. Nderkohe qe diten e sotme, skadon dhe afati per partite politike, qe te dorezojne ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, listat e kandidateve qe do te konkurrojne ne 28 qershor. Deri dje ne mbremje, ne KQZ dorezuan listat e kandidateve nga 38 parti te regjistruara ne garen elektorale, vetem gjashte forca politike. Ato qe dorezuan listat diten e djeshme, ishin Partia Aleanca Kombetare, Partia e Gjelber, Demokracia Sociale, Lidhja Demokristiane, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat si dhe Partia e Punes se Shqiperise e riorganizuar. Partite e tjera te regjistruara ne KQZ, perfshire dhe dy forcat e medha politike si ajo demokratike dhe socialiste, ende nuk kane dorezuar emrat e kandidateve me te cilet do te hyjne ne gare. Po keshtu edhe partite e tjera politike, ende me sa duket nuk e kane vendosur perfundimisht se me cilet kandidate do te hyjne ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ne Kodin Zgjedhor, me konkretisht ne nenin 67 te tij, percaktohet se 19 maji, eshte afati i fundit, kur partite kane mundesi te dorezojne listen e kandidateve per cdo zone zgjedhore. Ne Kod theksohet, se partite duhet te dorezojne listat e kandidateve, 40 dite para zhvillimit te zgjedhjeve. Per rrjedhoje, KQZ do te prese diten e sotme, deri ne oren 4 te pasdites, listat qe duhet te vijne dhe nga 32 partite e tjera, qe jane regjistruar zyrtarisht ne KQZ. R. Rapushi

Partite qe dorezuan listat e kandidateve

Partia Aleanca Kombetare

Partia Demokracia Sociale

Partia e Gjelber

Partia Bashkimi Liberal Demokrat

Partia e Punes se Shqiperise e riorganizuar

Partia Lidhja Demokristiane


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›