E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama ne Breg Lumi: Shqiperia, me model Tiranen

Kryetari i bashkise se Tiranes njeheresh kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi diten e djeshme se me voten e 28 qershorit, banoret jo vetem te kryeqytetit, por te gjithe Shqiperise do te kene nje qeveri kombetare. "Me voten e 28 qershorit, banoret e kryeqytetit ne te gjitha skajet e tij, ne cdo periferi edhe ne qender, do te kene jo vetem nje bashki qe punon dite e nate per ta, por edhe nje qeveri kombetare qe do t'i ktheje syte nga problemet e tyre dhe nje kryeminister, i cili njeh me imtesi te gjitha anet e punes dhe te gjitha problemet qe ka kryeqyteti", u shpreh kryebashkiaku Rama. Ne kete menyre, vijoi ai, kryeqytetasit do te kene mundesi qe ne kater vitet e ardhshme, te shohin nje transformim qe sot eshte po aq i paimagjinueshem, sa ishte transformimi i Tiranes ne te gjithe keto vite, kur ne e nisem vertet nga zeroja. Deklarata e kryetarit te bashkise se kryeqytetit, u be gjate inspektimit te perfundimit te punimeve ne nje nga segmentet rrugore ne Tirane, pjese e njesise bashkiake 11. "Ne do te rinisim nje pune kolosale te qeverise kombetare per Tiranen dhe ne nje aleance te papare deri me sot, mes qeverise dhe bashkise se Tiranes, do ta bejme Tiranen evropiane shume here me shpejt", premtoi lideri i Partise Socialiste. Ai gjithashtu shprehu angazhimin per t'i dhene femijeve tane shume here me shpejt, nje Tirane qe do te jete, Tirana e cdo qytetari e qytetareje te Bashkimit Evropian. "E nderkohe, pas kesaj Tirane do te vijne me vrap te gjitha qytetet, te gjitha komunat e vendit dhe Shqiperia do te transformohet ne kater vitet e ardhshme, ashtu si nuk eshte transformuar ne keto 18 vite te marra se bashku", u shpreh kryebashkiaku Rama. Rruga tek "Bregu i Lumit", e cila ndodhet ne pjesen veri-lindore te qytetit te Tiranes, ne kufi me komunen Laknas dhe pjese e territorit te njesise bashkiake nr.11, tashme eshte plotesisht e rikonstruktuar. Ne nje financim prej 27 milione lekesh nga te ardhurat e bashkise se Tiranes, ka mundesuar nderhyrjen ne kete segment rrugor, i cili para fillimit te punimeve ndodhej ne gjendje mjaft te amortizuar. Punimet qe jane realizuar ne rinktruksion te segmentit, sipas eksperteve te bashkise, ka permiresuar ndjeshem infrastrukturen rrugore, duke perfshire gjithashtu zgjerimin e rruges ne te gjithe gjatesine e saj, si dhe realizimin e trotuareve ne te dyja anet. Per sa i perket gjelberimit, si nje komponent me rendesi ne plotesimin dhe krijimin e nje infrastrukture sa me te pershtatshem per banoret e zones, jane mbjelle 130 peme bliri aromatik, ne te dy anet pergjate rruges. Nga ana tjeter, kur vetem rreth 40 dite na ndajne nga zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit, kryetari i Partise Socialiste ka bere publikisht te ditur se nuk do te jete pjese e listave per deputete, por do te jete kandidati per kryeminister, per seline roze.

Kryesocialisti: Une do te jem kryeministri i shqiptareve

"Une do te jem kryeministri i njerezve, qe kane nevoje prej 18 vjetesh per nje shtet ne sherbim te tyre dhe per nje politike te endrrave e te shpresave te tyre, e cila nuk behet ne kutine e televizorit per arsyet qe na ndajne ne emer te se shkuares, por mes njerezve per zgjidhjet qe na duhen ne drejtim te se ardhmes", deklaroi publikisht gjate konferences kombetare per programin e Partise Socialiste, Edi Rama. Ndersa nga ana tjeter, lideri i pozites, kryeministri Sali Berisha, i ka kerkuar here pas here rivalit te tij, braktisjen e postit te bashkise dhe hyrjen ne gare per deputet, perballe tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›