E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Jo, perdorimit te aparaturave te PS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kerkon Partise Socialiste qe te udhezoje komisioneret e saj neper zonat zgjedhore qe te mos perdorin aparatura te cilat nuk jane ne listen e elementeve te lejuara.

"Po perdoren llampa me ndricim ultraviolete per identifikimin e kartave te identitetit, si dhe mikrokamera. Nga informacionet qe ne kemi perdorimi i ketyre elementeve po krijon incidente te renda. I kerkojme anetareve ne komisione te zbatojne rregulloren, ndryshe KQZ do te reagoje me ashpersi dhe do te kerkoje procesim penal, nese keto akte do te vazhdojne", u shpreh zedhenesi i Komisionit, Leonard Olli ne nje prononcim per mediat pas nje mbledhjeje te fundit.

Olli njoftoi se ne vazhdim do te kete nje mbledhje tjeter te Komisionit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›