E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria: Zyrat e shpërndarjes së kartave të hapura edhe nesër

Ministria e Brendshme i bën thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë dhe të respektojnë standardet ndërkombëtare të zhvillimit të zgjedhjeve. Ministria urdhëron zyrat e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike do të qëndrojnë të hapura nesër nga 09:00 - 19:00.TIRANE- Zyrat e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike do të qëndrojnë të hapura edhe nesër deri në orarin zyrtar të mbylljes së votimit të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja informoi sot urdhrin e fundit sipas të cilit të githë personat të cilët kanë aplikuar por nuk kanë tërhequr ende kartat e identetit mund ti tërheqin ato edhe nesër.

“Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë aplikuar dhe nuk e kanë tërhequr ende letërnjoftimin, gjithashtu dhe për t’ua mundësuar të drejtën e votës deri në minutën e fundit, zyrat e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike do të funksionojnë edhe nesër gjatë gjithë ditës, nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes”- thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme.

Për personat pa pasaportë dokumenti i identitetit, është i vetmi dokument që u jep mundësi të realizojnë nesër të drejtën e votës. Një tjetër mundësi për të votuar është dhe përdorimi i pasaportave.

“Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë kohën dhe lehtësitë e krijuara, të tërheqin letërnjoftimet për të cilat kanë aplikuar dhe të ushtrojnë të drejtën e ligjshme për të votuar.”

Në fund të mesazhit ministria e Brendshme i bën thirrje të gjithë qytetarëve të “dëshmojnë vullnetin dhe përkushtimin e tyre maksimal për zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme, dhe sigurisht duke respektuar standartet ndërkombëtare të zhvillimit të zgjedhjeve”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›