E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Komisionerët të marrin pjesë në trajnime

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpreh shqetësim në lidhje me mospjesëmarrjen e komisionerëve të Qendrave të Votimit në trajnimet e organizuara nga ky institucion.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së i bëri apel partive politike të bëjnë të mundur pjesëmarrjen e komisionerëve në votime pasi kjo mund të jetë çojë në shkarkimin e tyre.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ju bën me dije se neni 39 shkronja ç, percakton detyrimin e Komisionereve te ketij niveli per te marre pjese ne trajnimet e organizuara nga KQZ-ja, dhe mospjessmarrja e tyre perben shkak per shkarkimin e tyre nga detyra e Komisionerit te Qendres se Votimit nga KZAZ-ja perkatese.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju ben apel Partive Politike , PD, PS,PR, dhe LSI që kanë të drejtë për të propozuar anetare te Komisioneve te Qendrave te Votimit, te bejne te mundur pjesemarrjen e komisionereve ne trajnim, pasi trajnimi i tyre i sherben zhvillimit te procesit zgjedhor te 23 qershorit dhe miremenaxhimit te detyrave funksionale  ne Qendren e Votimit te anetareve te ketyre komisioneve zgjedhore theksoi zëdhënësja.

Në zbatim te detyrimeve te ligjore te parashikuara ne nenin 21 pika 9 e Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon kurse trajnime me anetaret e komisioneve zgjedhore te niveleve te dyta dhe te treta.

Ne kete kuader KQZ duke filluar nga data 13 qershor eshte duke zhvilluar trajnimin e Komisionereve te Qendrave te Votimit por konstaton me shqetesim se pjesmarrja në këtë trajnim nuk ka qene e plote.

Pavarësisht njoftimeve publike dhe angazhimit maksimal te KQZ per te siguruar mbarevajtjen e ketij trajnimi te rendesishem per procesin zgjedhor, nje numer i konsiderueshem i komisionereve te propozuar nga partite politike PD, PS, LSI dhe PR nuk kane marre pjese.

Konkretisht ne qarkun:

BERAT – pjesmarrja ka qene 50% (konkretisht rrethi Kuçovës 25 %, Skraparit -15%; BERATI -60% );

DIBËR -  pjesmarrja ka qene 50 % (rrethi Matit – 60%, rrethi Dibrës – 40%);

KUKËS -   pjesmarrja ka qene  (rrethi Tropojës 50%) ;

KORÇË -  pjesmarrja ka qene 50 %( rrethi Pogradecit 50%; Kolonjës 40%; Korçës 60%)

TIRANË – pjesmarrja ka qene 60 %;

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstaton se qarqet me pjesmarrjen me te ulet jane:

DURRËS -            (Rrethi Krujës -10%; rrethi Durrës – 0 );

ELBASAN – 15 %;

FIER -  5 %

GJIROKASTËR-30% (konkretisht: Rrethet Tepelenë dhe Përmet-60%, Rrethi Gjirokastër 0%)

LEZHË – 5 % (Rrethi Miredites 10 %, Rrethi I Lezhes 0%)

SHKODËR – 25% (konkretisht: Rrethi Pukës – 50 %; Rrethet Shkodër dhe Malësi e Madhe – 0% );

VLORA – 5%

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›