E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi i IPR Marketing e Ora News, sot të dhënat në rang kombëtar dhe Elbasanin

IPR Marketing dhe Ora News sjellin sot sondazhin e katërt për zgjedhjet e 23 qershorit. Sot në mbrëmje në emisionin Tonight Ilva Tare do të publikohen rezultatet e sondazhit në rang kombëtar dhe për qarkun e Elbasanit.

Do të jetë vetë drejtori i IPR Marketing, Antonio Noto, i cili do të prezantojë në “Tonight Ilva Tare” gjetjet e sondimit ndërsa do t`i përgjigjet edhe pyetjeve të drejtuar nga analistët në studio.

Sondazhi i tretë tregoi se nëse zgjedhjet mbaheshin më 4 qershor, koalicioni i majtë do të kryesonte me 50 përqind ndërsa koalicioni i djathtë do të merrte 43 % të votave.

Në sondazhin e tretë u publikuan edhe të dhënat për qarkun e Fierit ku mandatet ndashehin 10 për të majtën dhe 6 për të djathtën.

Ora News është i vetmi televizion i cili në bashkëpunim me IPR Marketing, zhvillon 4 sondazhe në dhe 4 exit poll rajonale ndërsa do të zhvillojë edhe një exit poll kombëtar ditën e votimit, në 23 Qershor.

Ky është bashkëpunimi i dytë i Ora News me IPR Marketing, e cila në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, ndryshe nga sondazhe të tjera rezultoi më afër të vërtetës dhe rezultatit të shpallur zyrtar, duke u vlerësuar si një sukses i plotë.

IPR Marketing, është një emër i njohur i sondazheve në Italinë fqinje, ku kjo kompani arriti të parashikonte më afër nga të gjithë konkurrentët e tjerë rezultatin surprizë të zgjedhjeve politike, atë të Lëvizjes 5 yjet të Pepe Grillos.

Kurioziteti është në maksimum, lufta politike është ashpërsuar në kulm, ndaj ju të nderuar teleshikues duhet të sintonizoheni në Ora News për të kuptuar se ku po shkon tendenca elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›