E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ Kutite ne Lunder te pasigurta nga zjarri dhe fatkeqesite natyrore

Kerkesat Debat ne Komisionin e Ligjeve per buxhetin e institucionit. Ristani Duhen 33 milione leke

Fletet dhe kutite e votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 rrezikojne te digjen aksidentalisht ne qendren ku ruhen ne Lunder. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hequr pergjegjesine nga vetja duke sqaruar ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve se ne Lunder mungon sistemi i sigurise dhe mbrojtjes nga zjarri. Dyert dhe dritaret jane te demtuara dhe jofunksionale dhe catia e magazines eshte 70 e prishur. Deklarata eshte bere publike dje nga kreu i KQZ-se Arben Ristani perpara socialisteve dhe demokrateve ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Ristani kerkoi 33.2 milione leke me shume ne buxhetin e 2011-s per te sistemuar dhe kthyer ne gjendjen normale magazinen ku ruhen fletet e votimit te zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Kreu i Komisionit te Ligjeve ra dakord per te pranuar rritjen e buxhetit per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve duke marre parasysh se ne vitin 2011 do te mbahen edhe zgjedhjet per pushtetin vendor. Por deri sa ky fond te sigurohet ajo qe e ben situaten me alarmante eshte fakti se nje shkrepese e vogel mund te djege te gjitha provat qe ruhen ne kutite e votimit te 28 qershorit 2009. Catia e magazines eshte 70 e prishur dyert dhe dritaret jane te demtuara dhe jofunksionale. Dyshemeja eshte krejtesisht me gropa dhe duhet bere e re. Mungon sistemi hidraulik dhe kushtet higjieno-sanitare. Sistemi elektrik eshte jashte funksionit. Mungon sistemi i sigurise dhe mbrojtjes nga zjarri dhe muret anesore nga lageshtia jane prishur. Kjo eshte panorama qe paraqiti dje ne komision kreu i KQZ-se. Nga 33.2 milione leke shtese qe kerkoi kreu i KQZ-se Arben Ristani vetem 27 milione leke do te perdoren per rikonstruksionin e godines ne Lunder.

Debati ne Komision

Partia Socialiste akuzon institucionin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per shperdorim te detyres. Deputeti socialist Bashkim Fino kerkoi sqarime nga kreu i KQZ-se per abuzime me fondet. Kreu i KQZ-se Arben Ristani eshte vetembrojtur duke thene se sponsorizimet qe i kane ardhur KQZ-se nuk kane qene leke por ndihme ne asistence teknike. Duke sfumuar debatet per gjendjen e magazines ku ruhen kutite e votimit kreu i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali sqaroi se qe te jemi te qarte kjo nuk eshte godina ku jane kutite ajo eshte magazina ngjitur por mund te na duhet per kutite shtese. Dy magazinat ne Lunder jane ngjitur me njera-tjetren dhe ne kete rast mund te vleje shprehja se me drurin e thate digjet edhe i njomi.

Buxheti i KQZ-se

Parate per blerjen e kutive te reja do te akordohen ne fillim te vitit 2011 me vendim te posacem nga Keshilli i Ministrave. Kerkesa e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka qene vetem per magazinen ne Lunder ku ruhen edhe fletet e votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. KQZ kerkon se pari rishikim te fondit te pagave per anetaret e KQZ ne perputhje me kodin. Sipas kodit paga e anetareve dueh te jete e njejte me anetaret e Gjykates se Larte dhe ne masen 68 te pages se Presidentit. Fondi aktual ka mungese prej 1.2 milione lekesh. Se dyti ne zerin mallra e sherbime jane parashikuar 20 milione leke 6 milione me pak se ne 2010-n. Duhen 5 milione leke ne zerin mallra e sherbime konstaton kerkesa e KQZ-se. Per magazinen ne Lunder kerkohet nje fond shtese per rikonstruksion me vlere 27 milione leke. Duke i perllogaritur te gjitha ne total KQZ-se kerkon 33.2 milione leke. Per pagesen e orareve te punes jashte orarit te administrates se KQZ-se per zgjedhjet lokale te vitit 2011 eshte parashikuar nje fond modest prej 9.7 milione lekesh. Nje rritje te ndjeshme te shpenzimeve per vitin e ardhshem pritet te kene edhe partite politike. Ato pritet te kene ne dispozicion 218 milione leke.

Plani rezerve i KQZ-se

Me 13 shtator 2010 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve beri publik projektvendimin per djegien e fleteve te votimit. KQZ ne shtator percaktoi me hollesi proceduren per djegien e fleteve duke sqaruar se duhen 500 litra benzine per te djegur fletet e votimit te 28 qershorit. Ne relacion eshte parashikuar se duhen 20 punetore per te hapur rreth 10 mije kuti per gati 2 muaj. Por duke pasur parasysh edhe kohen qe duhet per te djegur fletet e votimit kontrata me keta punetore keshillohet te behet per 70 dite. Sipas ketij projektvendimi djegia e fleteve ishte e percaktuar ne menyre eksplicite brenda vitit 2010. Hapja e kutive te votimit do te filloje ne daten ..2010 dhe do te perfundoje ne daten ..2010 thuhet ne projektvendimin e KQZ-se publikuar ne mesin e muajit shtator 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›