Prokuroria akuze zyrtare kreut te Omonias
Skandali i dhunimit te varreve ne fshatin Boboshtice te Korces ka tre te akuzuar. Nen akuze per dhunimin e varreve te vjetra te fshatit ku u krye ndertimi me beton per memorialin qe perkujton ushtaret greke te rene ne lufte jane vene kreu i organizates Omonia per Korcen Naum Disho dhe dy punetore. Prokuroria e Korces ka mbyllur hetimet per kete ceshtje qe ka zgjatur prej nje muaji duke vertetuar akuzen e dhunimit te varreve dhe ate te ndertimit te paligjshem. Dosja hetimore eshte mbyllur nga prokuroria per ti kaluar gjykates per shqyrtimin e kesaj ceshtjeje. Sipas te dhenave nga Prokuroria e Korces per dy veprat penale akuzohen tre persona Naum Disho ne cilesine e perfaqesuesit te organizates Omonia qe ka urdheruar kryerjen e punimeve mbi varrezen e fshatit Boboshtice dhe dy punetoret qe kane kryer punimet Alqi Koroveshi dhe Luan Zace. Te tre keta persona akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin edhe pse kane pasur dijeni per ekzistencen e varreve kane hedhur beton per te shtruar nje platforme dhe nje shkallare drejt nje kryqi qe eshte vendosur ne vitin 1996. Ne njoftimin qe ka bere publik Prokuroria e Korces shprehimisht thuhet se Nga kryerja e ketyre punimeve dhe konkretisht nga hedhja e nje sasie prej 58 m2 beton ne pjesen ku ndodhet nje kryq betoni duke zgjeruar bazamentin e ketij kryqi duke krijuar nje rrugice midis ketij kryqi dhe vendit ku eshte kambana si dhe nga ndertimi i shkalleve jane dhunuar disa prej varreve te ketij fshati te cilat jane germuar dhe me pas mbuluar nga betoni thuhet ne deklaraten zyrtare te organit te akuzes korcare. Pas nisjes se hetimeve ne fillim te muajit nentor prokuroria pretendon se ka mundur te siguroje prova te mjaftueshme te cilat vertetojne te dyja akuzat. Gjate procesit hetimor jane marre ne pyetje jo vetem banore te fshatit ne cilesine e deshmitareve dhe te demtuarve por nga ana tjeter jane pyetur edhe vete personat qe jane vene nen akuze per kete veper penale. Nga ana e tij kreu i Omonias per Qarkun e Korces Naum Disho por edhe punetori Alqi Koroveshi mohuan te kene pare varre apo eshtra gjate periudhes se ndertimit. Nderkaq vete Disho ka deklaruar disa here publikisht se ndertimi qe eshte bere mbi varreze nuk ka te beje me dhunimin e varreve pasi eshte punuar ne nje pjese ndarese mes dy parcelave. Por sipas te dhenave nga prokuroria te tre te akuzuarit kane qene ne dijeni te faktit se ne vendin ku po beheshin punimet ishin varrezat e fshatit por kane vijuar duke kryer nje ndertim te paligjshem. Krahas akuzes per dhunimin e varreve prokuroria ka parashtruar edhe akuzen e ndertimit te paligjshem. Nga provat rezulton se per ndertimin nuk eshte marre asnje leje nga komuna nderkohe qe gjate punimeve jane dhunuar disa varre te cilat jane demtuar si pasoje e nderhyrjes se paligjshme mbi varreze. Dosja i ka kaluar dje Gjykates se Korces dhe ne banken e te akuzuarve do te jene Naum Disho Alqi Koroveshi dhe Luan Zace. Hetimet nisen pas publikimit ne media te rastit ku banoret e fshatit Boboshtice pretendonin se po dhunoheshin varret e te pareve dhe mbi siperfaqen e varrezes kishin dale eshtra. Ndertimi u be per ti paraprire festes greke te clirimit ku do te kryheshin homazhe per ushtaret e rene ne luften italo-greke. Pas ceremonise u dogjen kurorat e vendosura mbi memorial. Nga ana e institucioneve u reagua vetem per djegien e kurorave dhe nuk u pranua asnjehere dhunimi i varreve ne Boboshtice. Vetem Komuna e Drenoves ka deklaruar se poshte platformes ka varre dhe se ndertimi ka qene pa asnje leje. Punimet qe jane kryer ne muajin tetor duke germuar mbi varre dhe duke dhunuar eshtrat e banoreve kane tashme tre te akuzuar te cilet pritet te dalin para gjykates.