KQZ, Muho: Nuk dorëhiqem, jam betuar në Kuvend. Meta: Largimet hakmarrje politike
TIRANE- Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i shumë diskutuar ditët e fundit, z Ilirjan Muho deklaroi sot se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Ai tha se është në ushtrim të plotë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese.
“Ju them se unë jam anëtar i KQZ, para fillimit të detyrës kam bërë betim për profesionalizëm, për zgjedhje transparente ne Kuvend. Nuk jap dorëheqjen se jam në ushtrim dhe funksion të detyrës sime”, tha Muho jashtë ambienteve ku sot KQZ po kryente testin e numërimit elektronik të votave, projekt pilot që pritet të zhvillohet për herë të parë më 23 Qershor në Fier.
Lidhur me deklaratat e fundit politike mbi qëndrimin e tij në KQZ, ai tha se nuk mund të bej komente dhe deklarata të mëtejshme, ndërsa theksoi se është në dijeni të kërkesës për shkarkimin e tij.
"Nuk mund të bëj deklarata politike për subjektet politike, këto janë komente dhe deklarata që për shkak të funksionit që kryej nuk mund të bëj komente".
Muho tha se është propozuar nga LSI-ja, por në momentin që është votuar në Parlament për të qenë pjesë e KQZ-së, ai është betuar para Kuvendit për të treguar paanësi gjatë detyrës.
“Jam anëtar i KQZ. Është i vërtetë fakti se jam kandidaturë për LSI, por në momentin e përzgjedhjes së kandidaturës sime gjeti mbështetje dhe tek mazhoranca e asaj kohe. Pas seleksionimit të kandidaturave u paraqit kandidatura ime dhe në fillim të detyrës u betova para Kuvendit për punën time. Hiqem nga ligji dhe vetëm nga ligji”.
Ilirjan Muho i bëri këto deklarata gjatë kohës që KQZ-ja po zhvillonte testin e parë të numërimit elektronik të votave, i cili do të aplikohet në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 23 qershorit.
Votimi për ndryshimet në KQZ, pritet të jetë kryefjala e seancës plenare të së hënës, pas dështimit të mbylljes së kësaj procedure të enjten dhe deklaratave të forta ndërkombëtare.
E në fakt zëvendësimi i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i emëruar nga Lëvizia Socialiste për Integrim, Ilirian Muho, ka qenë kryefjala e javës që sapo mbyllëm.
Gjithçka nisi nga një propozim i kryesisë së Partisë Demokratike drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, konkretisht Komisionit të ligjeve, ku kërkohej lirimi nga detyra i Muhos, me argumentin se largimi i LSI-së nga koalicioni Qeverisës i heq të drejtën e të pasurit një anëtar në KQZ, pasi cënon mbarvajtjen e zgjedhjeve nga ana e Qeverisë, për shkak të prishjes së balancit politik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Komisioni i ligjeve e pranoi kërkesën e Partisë Demokratike, duke e kaluar në seancën plenare diskutimin për lirimin nga detyra të Anëtarit të KQZ, Ilirian Muho dhe duke kërkuar zëvendësimin e tij me një nga emrat e propozuar nga Partia Republikane, si partia e dytë për nga votat e marra në zgjedhjet e 2009-ës për nga votat, në krahun e maxhorancës.
Kryesia e Kuvendit në miratimin e programit javor të punimeve, vendosi shqyrtimin e kësaj çështje ditën e hënë, datë 15 Prill 2013.
Reagimet lidhur me këtë kërkesë të PD-së nxiti shumë debate, me deklarata të rëndësishme të spektrit politik dhe diplomatik të vendit.
META: LARGIMET HAKMARRJE POLITIKE DHE PRIMITIVE
Kreu i LSI, Ilir Meta, gjatë një takimi me kryesinë e degës Fier, vlerësoi se largimet e krerëve të institucioneve në prag të zgjedhjeve parlamentare ‘janë hakmarrje politike, primitive’.
Duke iu referuar zhvillimeve politike në vend, pas largimit të koalicionit me PD, e cila solli dhe kërkesës e kësaj të fundit për largimin e anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho nga KQZ, Meta vlerësoi se veprimi i mazhorancës është jashtë ligjit dhe antikushtetues.
Meta premtoi se ato që largohen nga punë, do të tani do të kenë sërish postin e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ndërkohë që nënvizoi se një parti e vetme nuk mundet që të qeverisë vendin.
WOLLFARTH: TE ZBATOHET KUSHTETUTA
"Në fakt është e rëndësishme të ketë punë apolitike nga KQZ dhe kjo që po shoh këtu tregon se po bëhet punë e mirë dhe kjo është e rëndësishme. Kushtetuta përbën bazën dhe pastaj vijnë ligjet dhe cdo gjë duhet bërë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve dhe pastaj cdo gjë bëhet më e lehtë.
Por, është e rëndësishme që për zgjedhjet që do zhvillohen të mbahet mend sovraniteti dhe njerëzit janë ata që vendosin për votën", theksoi diten e sotme, ambasadori i OSBE ne vendin tone, Eugen Wollfarth per mediat i pyetur rreth kesaj ceshtje.
LSI, MANJANI: PSEUDOMAZHORANCA PO DHUNON KQZ-NË
Lëvizja Socialiste për Integrim vlerësoi sot se pseudomaxhoranca që edhe për pak ditë është në pushtet po ushtron dhunë të hapur politike ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
“Kjo është dhunë e një fakti të një pseudomazhorance që i ka ditët e numëruara. Nëse ka një parti që pretendon se ka një anëtar në KQZ, kjo nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të dhunuar politikisht KQZ- në. Kjo është arsyeja që ka bërë opozitën në tërësi dhe ndërkombëtarët që të reagojnë me shumë shqetësim. Në prag të zgjedhjeve kërkohet të ndryshohet në mënyrë të paligjshme KQZ-ja”- tha Ylli Manjani nga selia e LSI-së, në një deklaratë për shtyp.
LSI, vijoi Manjani është e shqetësuar për qëndrimin kokëfortë të Kryeministrit për të mos reaguar, edhe sic theksoi ai, “pas kërkesës shqeto të partnerëve tanë të BE-së dhe Departamentit të Shtetit në mënyrë të veçantë”.
“Unë jam përfaqësuesi zyrtar i LSI-së në KQZ, dhe jo Ilirjan Muho, shtoi Manjani.
Sipas tij, të shtatë anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk kanë lidhje me asnjë parti politike në kë vend.
“Nëse LSI ka reaguar dhe reagon mbi këtë cështje, qëllimi është ky, funksioni apolitik nuk duhet prekur dhe kjo është kushtetuta, ligj kodi zgjedhor. Asnjë prej 7 anëtarëve të KQZ nuk është përfaqësues i partive politike në këtë vend”
(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Meta: Largimet e krerëve të institucioneve hakmarrje politike dhe primitive Wollfarth: Të veprohet sipas Kushtetutës Konflikti për KQZ, Ristani: U prish balanca. Ibrahimi: PD zgjodhi të mos zbatojë ligjin PBDNJ kundër lirimit të anëtarit të KQZ: Cënohet autoriteti Rama: S'pranojmë marrëveshje për KQZ, SHBA-BE thirrje marrëzisë së Berishës SONDAZH-VOTO/A është i drejtë zëvëndësimi i anëtarit të LSI në KQZ? VIDEO: LSI, Manjani: Pseudomazhoranca po dhunon KQZ-në VIDEO: Anëtari i LSI, Muho: Nuk dorëhiqem, më heq vetëm ligji!