E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota e emigratëve, Rama: Berisha propozim hava, pasi e refuzoi për 8 vjet

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama refuzon ftesën e kryeministrit Berisha që të bien dakord për votat e emigrantëve.

Në një postim të faqen e tij personale në Twitter, Rama shkruan: “Cfare paniku prej veres se vetmise se madhe! Propozim ne hava per voten e emigranteve kur e kundershtoi tete vjet rresht! Koha për të ikur”.

Nga Librazhdi, ku inauguroi segmentin rrugor Hotolisht-Frare, kryeministri Berisha ka ftuar kryesocialistin Rama në negociata për t'u dhënë mundësinë emigrantëve shqiptarë të ushtrojnë vullnetin e tyre përmes votës në 23 Qershor. 

Duke iu referuar akuzave të Ramës në Milano, përmes të cilave bëri përgjegjës Kryeministrin, Berisha i bëri thirrje të mos i druhet votës së tyre, ndërsa garantoi se qeveria do të mundësojë teknologjinë më moderne për t'u dhënë mundësinë qoftë përmes votimit online apo në Ambasada.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›