KQZ: Ndjekje penale për KZAZ-në e Vlorës
Sipas relacionit shoqërues të vendimit, tabelat përfundimtare mbështeten në tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga çdo KZAZ. Tre përfaqësuesit e opozitës në KQZ votuan kundër vendimit për shkak të problematikës së konstatuar në tabelat e rezultateve të KZAZ nr.25 dhe nr. 27 të këtij qarku. Për votimet e 28 qershorit në qarkun e Gjirokastrës funksionuan 285 qendra votimi, ndërsa numri i zgjedhësve të regjistruar ishte 121.683. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së të publikuar mbrëmjen e 3 korrikut në këtë Qark koalicioni "Aleanca e ndryshimit" fitoi 2 mandate, ndërsa koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" 3 mandate.
Ndërkohë, KQZ-ja ka diskutuar sot edhe për KZAZ-në numër 61 që i përket qarkut të Vlorës. Ky komision zonal, sipas KQZ-së nuk ka sjellë materialet zgjedhore dhe nuk ka nxjerrë tabelat përmbledhëse të rezultateve. Mos certefikimi i rezultateve nga KZAZ-ja e kësaj zone mban peng përmbylljen e procesit në këtë zonë. Kreu i KQZ Arben Ristani deklaroi se komisioneret e KZAZ 61 akuzohen për shpërdorim detyre. KQZ i bëri thirrje kësaj KZAZ-je të miratojë tabelat dhe t’ paraqesë ato pranë KQZ.