KQZ: Në 21 gusht, zgjedhjet në komunën Shalë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendos përfundimisht datën 21 gusht, për sa i takon zgjedhjeve në komunën Shalë në qarkun e Shkodrës. Ndërkaq, nëqoftëse do ti rikthehemi zgjedhjeve vendore të datës 8 maj, zgjedhjet në këtë komunë nuk u zhvilluan.
Në komunën Shalë të qarkut të Shkodrës procesi i votimit u anulua për shkak se materialet zgjedhore mbërritën gjashtë orë me vonesë nga orari zyrtar, në qendrat e votimit të kësaj komune.
Komisionerët e KZAZ-së së Shkodrës e argumentuan anullimin e procesit me faktin se komisionerët nuk plotësonin kriteret. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e cilësoi moszhvillimin e zgjedhjeve në këtë komunë si një akt të rëndë.