Rama: “Zgjedhjet në Tiranë ishin dramatike”

“Zgjedhjet në Tiranë ishin dramatike”. Ky ka qënë vlerësimi i hapur dhe i drejtëpërdrejtë i kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR.
Me anë të këtij qëndrimi, kreu opozitar, me tone aspak optimiste ka deklaruar se raporti është i qartë dhe i drejtëpërdrejtë dhe se kriza e zgjedhjeve shprehet haptazi në raport.
Për të, ky raport parashtron mosplotësimin e standarteve, duke mos anashkaluar sipas tij dhe rolin negativ të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.