E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ: Nuk lejohet në qendrat e votimit prania e personave të paautorizuar dhe më mjediset rrotull tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë pak minuta më parë në informacion të rëndësishëm që lidhet me praninë e personave të paautorizuar në qendrat e votimit si dhe grumbullimet rreth tyre.

“Nuk lejohet në qendra votimi prania e personave të paautorizuar nga ligji dhe njerëzit e autorizuar nga ligji janë vetëm komisionerët, vëzhguesit e subjekteve politike ose të kandidatëve, vëzhguesit e pavarur, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Në mjediset rreth e rrotull qendrave të votimit nuk lejohen grumbullimet e personave të pa-autorizuar, të cilët me prezencën e tyre mund të intimidojnë zgjedhësit.”, thuhet në njoftimin për shtyp të KQZ-së të publikuar në faqen zyrtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›