Kërkohet shtyrja e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22:00, për të 55 qendrat e votimit, pritet të mblidhet Komisioni Rregullator

Me kërkesën e anëtarit të Komisionit Rregullator, Arens Çela, Komisioni Rregullator do të vetëmblidhet të dielën, në orën 17:00 për shqyrtimin e projektvendimit “ Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi, në qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës, 11 maj 2025.
Në projektvendim thuhet se kërkohet shtyrja e orarit të votimit deri në orën 22:00, për 55 qendra votimi, duke ngarkuar KQZ-në për zbatimin e këtij vendimi.
/rtsh.al/