E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, Olli: Akuzat e opozitës për kutitë, pa baza

TIRANE- Akuza te pabaza i ka quajtur zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, deklaratat e opozites per manipulime me kutitë e votimit.

Sipas tij, integriteti i kutive është i padiskutueshëm, pasi vete masat e marra per kontrollin e tyre e bëjnë të pamundur manipulimin e kutive dhe pretendimin e opozitës.

Gjate nje prononcimi televiziv, Olli ka theksuar se procesverbalet të cilat janë dorëzuar në KQZ janë shoqëruar nga kryetari, nënkryetari dhe sekretari i KZAZ-së dhe gjithcka mund te verifikohet nga subjektet politike.

Kodi 5 është kodi që vendoset në komisionin e qëndrës së votimit dhe vendoset në pjesën e hapur. Në të gjitha rastet që ne kemi konstatuar mosshënimin e këtij kodi është bërë kqyrja e procesverbaleve që janë dorëzuar në KQZ dhe pas verifikimeve nuk ka pasur mospërputhje tha Olli, ne sqarim te debatit mes perfaqesuesve te pozites dhe opozites per kete ceshtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›