E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ Si do pastrohen kutite dhe digjen fletet e votimit

KQZ Ristani Pergatitja e kutive 5-6 muaj kohe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis pergatitjet per zgjedhjet lokale te 8 majit 2011. Kreu i KQZ-se Arben Ristani ka pohuar dje se megjithese ka ende 9 muaj afat per procesin e ardhem elektoral KQZ nuk duhet te humbase asnje dite kohe per te nisur pergatitjet. Pritet qe keto dite te kete edhe nje mbledhje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ku do te miratohet edhe axhenda e punes e cila nis me hartimin e buxhetit por perfshin edhe pergatitjen e gjithe infrastruktures zgjedhore ku bejne pjese dhe fletet e votimit. Ne kete kuader ka sqaruar Ristani KQZ do te procedoje ashtu sic e parashikon ligji per fletet e votimit pra do te vendose djegien e tyre.

Zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda pak ditesh do te miratoje axhenden e punes per pergatitjen e zgjedhjeve te 8 majit 2011 nderkohe qe brenda muajit do te percaktohet edhe data per djegien e fleteve te votimit. Kreu i KQZ-se Ristani sqaroi dje se ne kete kuader eshte e nevojshme edhe hapja e kutive te votimit per te mos deshtuar zgjedhjet lokale. Duke shpjeguar se nuk duhet humbur asnje dite kohe nga pergatitja e zgjedhjeve te ardhshme Ristani tregon se ne 10 mije kutite e zgjedhjeve ndodhen disa materiale si boja matrikuluese kodet e sigurise pincat flamuj kode zgjedhore materiale trajnimi etj. dhe te gjitha keto jane materialet te cilat ne rast se nuk jane te demtuara duhet te perdoren edhe per zgjedhjet e ardhshme. Vetem kjo procedure sipas tij kerkon rreth 6 muaj kohe por nderkohe duhet te miratohet edhe buxheti qe kerkon kohen e vet. Jane 10 mije kuti dhe nga praktika e KQZ-se qe e ka bere kete procedure edhe me pare do 2-3 muaj kohe qe te hapen kutite dhe te seleksionohet materiali. Dhe perseri praktika ka treguar se duhet rreth nje muaj e gjysme kohe per ti rimbushur kutite per ti bere gati per zgjedhje. Pra e gjithe kjo procedure eshte nje procedure qe kerkon me siguri 5-6 muaj. Jemi ne kufijte e te mundshmes per organizimin e zgjedhjeve. Puna e KQZ-se eshte e tille qe nuk ka kohe per te korrigjuar gabime. Ne rast se behet nje gabim deshtojne zgjedhjet - tha Ristani. Per sa u perket fleteve te votimit ai konfirmon se administrata po punon per te percaktuar me data kur kutite do te hapen dhe kur fletet do te digjen. Besoj qe maksimalisht deri ne fund te shtatorit do te kete nje vendim te KQZ-se i cili do te miratoje planin e punes. Brenda ketij plani do te jete edhe plani i punes per Drejtorine e Logjistikes ku do te jete e precizuar me date se kur do te nise punen per pastrimin e kutive dhe qe une besoj se duhet te jete menjehere - tha Ristani. Sipas tij pastrimi i kutive perfshin edhe djegien e fleteve te e votimit. Ky eshte nje proces i tere te cilin ligji nuk e ndan. Pra kemi nje proces te tere te hapjes se kutive seleksionimit te materialit dergimit te materialit qe duhet te dergohet ne arkiv dhe djegies se fleteve te votimit. Ky eshte nje percaktim qe neni 178.6 e ka shume te qarte - shpjegoi Ristani. Per sa perket u qendrimeve te PS-se lidhur me fletet e votimit kreu i KQZ-se pohon se detyra e tij eshte organizimi i zgjedhjeve. Une besoj se nuk kam pse te jem ne shenjester te asnje sulmi politik per sa kohe veprimtaria ime eshte e bazuar ne ligj - tha Ristani.

Kume Me kodin aktual nuk ka hetim te zgjedhjeve

Zgjedhjet e 28 qershorit nuk mund te hetohen. Te pakten jo me kete Kod Zgjedhor. Keshtu shprehet ish-kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume. Sipas tij neni 178 i ligjit elektoral behet pengesa ligjore qe Kuvendi te procedoje me hetimin e materialeve zgjedhore pasi ky eshte atribut i vetem i KQZ-se. Mund te behet efektiv duke amenduar Kodin Zgjedhor nenin 178 sipas te cilit kete te drejte e ka vetem KQZ dhe sipas kompromisit politik qe mund te behet ne te duhet te parashikohet qe kjo e drejte ti kaloje komisionit parlamentar per te administruar ai materialet zgjedhore. Ne te kunderten kompromisi politik do te bjere ndesh me kuadrin ligjor do te anashkaloje kuadrin ligjor - shpjegon Kume. Ai nderkohe i rekomandon Ristanit qe ta shtyje sa me shume vendimin per djegien e fleteve te votimit duke pohuar se ne kete menyre do te mund tu shpetoje sulmeve politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›