E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetaret e rinj te Kushtetueses Kuvendi nis verifikimin

Mospermbushja e kritereve deputetet mund te rikthejne emrat

Para se te marrin detyren e anetarit ne Gjykaten e Larte kandidatet e propozuar nga Presidenti Bamir Topi do te kalojne ne siten e Parlamentit. Partite politike ende nuk kane shprehur rezerva ndaj emrave te zgjedhur nga Presidenti i Republikes Bamir Topi per anetare te rinj te Kushtetues por brenda pak ditesh do te verifikojne figuren e tyre. Pasi kane kaluar proven ne Presidence duke u perzgjedhur si me te miret mes shume kandidaturash te tjera mbi bazen e kritereve te percaktuara qarte anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese do te perballen me Parlamentin. Presidenti ka synuar figura apolitike me integritet moral dhe te paperfshira me regjimin diktatorial. Te zgjedhurit e rinj te Presidentit per anetare te Gjykates Kushtetuese do te kalojne permes nje procedure qe parashikon edhe marrjen ne pyetje nga anetaret e Komisionit te Ligjeve te Kuvendit. Rregullorja percakton se Komisioni i Ligjeve shqyrton fillimisht permbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meriten e cdo kandidati permes CV-ve te tyre dhe me pas zhvillon me ta seance degjimore. Ne rastet kur kandidaturat nuk plotesojne kushtet ligjore te vendosura ne Kushtetute apo ligj komisioni nepermjet raportit te tij i kerkon kryetares se Kuvendit te njoftoje institucionin propozues ne rastin konkret te Presidentit per mospermbushjen e ketyre kritereve. Procedura e shqyrtimit ne Kuvend vazhdon vetem ne rastin kur institucioni propozues shprehet lidhur me kete ceshtje. Presidenti Bamir Topi dekretoi para dy ditesh anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese. Artan Hoxha eshte nje prej anetareve te Gjykates se Larte nga viti 1999 deri ne vitin 2008. Juristja Edlira Jorgaqi vjen nga pozicioni i drejtores se Legjislacionit ne Prokurorine e Pergjithshme ndersa me pare ka punuar me te njejten detyre ne Ministrine e Drejtesise ne vitin 2005. Juristi Fatmir Hoxha vjen nga radhet e gjyqesorit pasi ai aktualisht eshte kryetar i Gjykates se Apelit ne Shkoder. Emri i katert eshte juristi Ardian Leka i cili njihet si nje nder avokatet me te njohur ne vend. Emerimet e kreut te shtetit jane bere duke u bazuar ne mbeshtetje te nenit 93 dhe 125 paragrafi 1 te Kushtetutes dhe ato hyne ne fuqi menjehere. Vonesat e Presidentit ne dekretimin e emrave te rinj te Gjykates Kushtetuese ndezen nje debat te madh politik mes tij dhe mazhorances. Deputetet e djathte i cilesuan vonesat e kreut te shtetit ne dekretimin e kandidateve per anetare te Gjykates Kushtetuese dhe i kreut te kesaj gjykate si shkelje te Kushtetutes. Per mazhorancen dekretimi i kreut te Gjykates Kushtetuese duhet te ishte bere qe me date 4 qershor. Por vetem para dy ditesh kreu i shtetit vendosi te dekretonte 4 emrat per anetare te rinj te Gjykates Kushtetuese.

Kandidatet e Topit

Ardian Leka

Avokati Ardian Leka eshte diplomuar jurist ne vitin 1990. Pas kesaj per dy vite 1990 ndash 92 Leka ka punuar hetues ne Librazhd mars 1992 ndash shtator prokuror ne Tirane shtator 1995 - tetor 1997 ka punuar asistent avokat ne zyren e avokatise Perga ne Rome dhe Torino Itali. Qe prej vitit 1996 Leka eshte anetar i Dhomes se Avokatise se Tiranes. Leka njihet si avokat i disa figurave te njohura te krimit.

Artan Hoxha

Ish-anetari i Gjykates se Larte Artan Hoxha eshte diplomuar jurist ne vitin 1983. Per 4 vjet ka punuar prokuror ne Lushnje ne vitin 1987 emerohet ne Prokurorine e Pergjithshme lsquo91-92 ishte Koordinator me KE ne sektorin e marredhenieve me jashte ne Ministrine e Drejtesise lsquo92-lsquo94 specialist ne Drejtorine e Kodifikimit 95-lsquo97 avokat ne Tirane qe nga 97 pedagog i jashtem ne Magjistrature 97 ndash 99 Drejtor i Kodifikimeve ne Ministrine e Drejtesise lsquo99-lsquo08 anetar i Gjykates se Larte dhe prej 2008-es avokat dhe pedagog ne Fakultetin e Drejtesise. Hoxha u rrezua ne vitin 2006 si gjyqtar per ne Gjykaten Kushtetuese i propozuar nga Presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu.

Fatmir Hoxha

Kryetari i Gjykates se Apelit te Shkodres i perket brezit te juristeve te diplomuar pas vitit 1990. Ai e ka nisur karrieren si gjyqtar ne kryeqytet dhe me pas ka punuar ne Gjykaten e Apelit te Tiranes. Pak vite me pare ai u transferua ne Apelin e Shkodres ku tashme mban postin e kryetarit te ketij institucioni. Hoxha njihet si nje nga juristet me me ze ne vend pasi mban disa kualifikime dhe ka nje karriere te pasur ne gjyqesorin shqiptar.

Edlira Jorgaqi

Ka punuar per nje kohe te gjate ne Ministrine e Drejtesise deri ne vitin 2005. Fillimisht Edlira Jorgaqi ka mbajtur postin e drejtoreshes se kabinetit te ish-Ministrit te Drejtesise Fatmir Xhafaj dhe me pas Drejtoreshe e Kodifikimit ne te njejtin institucion. Pasi u largua nga Ministria e Drejtesise Edlira Jorgaqi ka mbajtur deri tani postin e Drejtoreshes ne Drejtorine e Studimeve dhe Kerkimit Ligjor ne Prokurorine e Pergjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›