E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Zgjedhjet, PS anetarin e 13-te

Partite politike qe duan te konkurrojne per postin e kryetarit te komunes Paskuqan me 24 shkurt, duhet te regjistrohen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve brenda dates 24 te ketij muaji. KQZ vendosi dje afatet dhe rregullat per subjektet qe do te konkurrojne, duke celur keshtu zyrtarisht pergatitjet per zgjedhjet e pjesshme. Sipas vendimit te komisionit, partite do te priten qe te dorezojne kandidatet per zgjedhje deri ne 25 janar, duke shoqeruar propozimet edhe me dokumentacionin perkates. I njejti afat eshte percaktuar edhe per dorezimin e anetareve te Komisionit Zonal te Qendrave te Votimit. Ne kete komision, shumica do i takoje opozites se majte. Nga shorti i hedhur dje, Partia Socialiste fitoi te drejten per te pasur anetarin e 13-te ne kete komision, i cili do te nxjerre dhe rezultatin paraprak te zgjedhjeve. Zhvillimi i zgjedhjeve te pjesshme ne komunen e Paskuqanit, u dekretua nga presidenti Bamir Topi per daten 24 shkurt, pas humbjes se jetes se kryetarit te komunes i zgjedhur nga Partia Demokratike, Jashar Hoxha. Ne zgjedhjet e pushtetit lokal te shkurtit 2007, fitues ne Paskuqan doli Partia Demokratike. Kandidati demokrat Jashar Hoxha mori 53,46% te votave perballe kundershtarit te vetem nga koalicioni i majte, Gjin Prengaj. R.R.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›