KQZ apel pushtetarëve vendorë:Mos lëvizni qendrat e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë sërish apel krerëve të njësive vendore të mos lëvizin qendrat e votimit. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se pushtetarët vendorë po shkelin ligjin pasi po lëvizin qendrat e votimit. "Krerët e njësive vendore të mos bëjnë asnjë lëvizje të qëndrave të votimit", ka apeluar Arben Ristani. Sipas kreut të KQZ-së, ka përfunduar procesi i vendosje së kamerave në 66 qendra votimit.