Dorëzohet në polici Erjon Dudaj

Është vetëdorëzuar në polici Erjon Dudaj, i akuzuari për vrasjen Fatjon Çelës.Dudaj, 27 vjeç plagosi edhe dy vëllezërit Taulant dhe Klodian Allmuça. Ngjarja ndodhi më 14 qershor në afërsi të rrugës "Ali Demi" në Tiranë ku janë tentuar të vriten me armë të ftohtë (thikë) pas një konflikti midis tyre, shtetasit Fatjon Cela, vëllezërit Klodjan e Taulant Allmuça, me autorin e dyshuar shtetasin Erjon Kujtim Duda, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë.