KQZ aprovon kandidimin e Dritan Priftit si i pavarur. Deputeti: Meta e Berisha duan ta lënë sërish në opozitë PS-në
Deputeti Dritan Prifti do të garojë në këto zgjedhje si kandidat i pavarur në qarkun e Fierit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kandidaturën e tij.
Vetë Prifti thotë se është i lumtur që do ketë sërish mundësinë për të kandiduar në të njëjtën zoën, pa u fshehur dhe pa ndërruar zonën siç kanë bërë shumica e deputetëve.
Kam punuar me përkushtim dhe do të punoj më shumë në parlamentin e ri, tha Prifti, duke akuzuar sërish Metën se ka penguar kandidimin e tij për PS-në. Prifti shkon edhe më tej kur thotë se ka një pakt mes Metës dhe Berishës për të lënë sërish Partinë Socialiste në opozitë.
Ilir Meta nuk më lejoi të kandidoj as me PS-në dhe as me partitë brenda koalicionit të majtë. Më vjen keq që Meta po e shfrytezon frikën e Ramës për zgjedhjet për ti marrë atij komandën e partisë dhe diktuar listat e PS. Jam i bindur që Meta bën lojën e Berishës dhe qeverinë e ardhshme do ta bëjë përsëri me atë. Do tua provoj shumë shpejt intrigën e re Berisha- Meta për ti lënë përsëri të majtët në opozitë, tha Prifti./ep
