E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Rama të lejojë deputetët të votojnë tre ligjet. Berisha: Rama po i përdor tre ligjet për pazare me listat

topalli

(E PERDITESUAR)- Kuvendi është mbledhur në seancë plenare, që mund të jetë e fundit për këtë legjislaturë.

Për këtë arsye kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se opozita duhet të votojë tre ligjet.

Sipas saj, ligjet i kërkon Brukseli, jo Jozefina.

Prej gati një viti 3 ligjet janë në axhendën e parlamentit, por janë bllokuar për më shumë se 200 ditë nga PS duke bërë të mundur bllokimin e statusit të vendit kandidat në BE. Sot jam këtu për ti bërë ftesë zotit Rama, ato janë edhe sot në rendin e ditës, e ftoj zotin Rama të lejojë deputetët e tij ti bashkohen mazhorancës dhe të votojmë. Sot kanë një mundësi që të votojnë 3 ligjet për integrimin e vendit, tha Topalli.

Kurse kryeministri i vendit Sali Berisha sulmoi kreun e PS-së Edi Rama dhe të LSI-së Ilir Meta, duke thënë se bëjnë pazare politike për listat, duke mbajtur peng votimin e tre ligjeve.

Gjer ditën e aleancës së tij, Pandeli i ke bërë cilësimin më gjenial të 1 prillit. Gjer ditën e 1 prillit ftonte zotin Rama të votonte ligjet, sot fton zotin Berisha, pavarësisht se ky grup parlamentar kishte zotuar ti votonte. Ne i kërkuam të mos i shndërronte ligjet në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. Të vijë këtu sepse kjo botë nuk mund të konceptohet thjesht si pazare. Tani është bërë lista e zezë, se cilët pranohen dhe cilët nuk pranohen nga LSI. Kjo është e vërteta, Nasip të them të vërtetën. Nuk është këtu, po dëgjon. Listën e zezë ia ka dorëzuar zoti Rama, ndaj dhe sot u shty votimi si pazar me listën e zezë. Ne në çdo kohë i votojmë përgjegjësia bie mbi ata që mori peng statusin e vendit kandidat për këtë vend. Bie mbi njeriun që i privoi shqiptarëve qindra milion euro investime, të bizneseve të vendeve anëtarë të BE, tha Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›