E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ asnje ndryshim rezultati

Deri në orën 19:30, në sallën kryesore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 67 kuti nga rreth 120 të tilla që janë për qarkun e Lezhës.

Nga informacionet e fundit që vijnë nga ky institucion rezulton se deri në këto momente nuk ka pasur ndryshime të rezultatit në qarkun e Lezhës dhe as mospërputhje të rezultatit. Ndërkohë, Partia Socialiste ka konfirmaur se ka çuar një proçedurë në Kolegjin Zgjedhor për ndërprerjen e procesit, pasi e konsideron atë të paligjshëm. Një ditë më parë, pas një mesazhi në Facebook të kryeministrit në detyrë Sali Berisha, KQZ mori vendimin për Pas zgjedhjeve"KQZ po shkel Kodin Zgjedhor" Rinumërimi i votave të Lezhës PS: KQZ, vendim të papreçedent të çuar në rinumërim të gjitha kutitë e qarkut të Lezhës dhe Shkodrës. Ky vendim u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit ligjorë të së majtës në institucionin më të lartë administrativ të zgjedhjeve. “Qëndrimi ynë mbetet që KQZ po vazhdon të përdoret politikisht, është duke administruar grahmat e fundit të pushtetit në ikje, kërkon të bëjë pis procesin zgjedhor, kërkon të përsërisë ngjarjen e 2011, kërkon të cënojë integritetin e kutive për t'i treguar shqiptarëve që rezultati ka qenë i manipuluar, siç janë edhe zërat e politikës në këto ditë”, tha përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjoncaj. Në rastin e Shkodrës, KQZ vendosi të pranojë si prova pamjet filmike të numërimit të votave atje, të njëjtën provë që ia kishte rrëzuar vetëm pak ditë më parë LSI-së në ankimimin për Kukësit. Numërimi i kutive të votimit të dy qarqeve po bëhet nga tetë grupe në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, preçedenti i parë ky i rinumërimit në KQZ të të gjitha votave të qarkut. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›