E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore mbytet ne det 12-vjecari

Një fëmijë ka humbur jetën pasditen e së shtunës në qytetin e Vlorës, pasi është mbytur në zonën e plazhit të ri.

Sipas informacioneve të fundit, 12-vjeçari Lefter Aliaj ka qenë me familjarët në një varkë kur papritur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujë. Familjarët i kanë ardhur atij në ndihmë duke e nxjerrë nga uji pas disa përpjekjeve, por 12-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Me ardhjen e sezonit turistik rritet rreziku për ngjarje të tilla, prandaj specialistët u sugjerojnë prindërve që të jenë më të kujdesshëm me fëmijët. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›