KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve në komunat Dardhas dhe Rrethina
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezulatin e zgjedhjeve të pjeshme për 2 komunat Dardhas dhe Rrethina, përkatësisht në qarkun e Korçës dhe Shkodrës.
Kryetarja Lefteri Lleshi theksoi se koha e ankimeve e partive politike ka përfunduar ndërkohë që shpalli fituese të zgjedhjeve të pjeshme si kryetar komune në Dardhas Genci Hamollari i koalicionit Aleanca për Shqipërinë europiane i cili garoi në siglën e LSI dhe si kryetar të komunës Rrethina, Luan Harushën të PS.
Zgjedhjet në këto 2 komuna u përsëritën në 1 shtator. Sipas rezultateve Hamollari mori 1138 vota dhe kundërshtari i tij 412 vota. Ndërsa Harusha arriti të marrë 4411 vota dhe Ridvan Guri i PD 1402 vota.