CEZ: Pezullim të blerjes së energjisë nga janari deri në dhjetor të 2014-ës
Kompania CEZ shpërndarje ka pezulluar procedurat për blerjen e energjisë për vitin 2014.
Kjo masë ka ardhur pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë i cili i ka përkuar pezullimin e përkohshëm të proceduarave për blerjen e energjisë.
Ju njoftojmë se sot më datën 9 shtator, CEZ shpërndarje vendosi të pezullojë hapat e mëtejshme proceduriale të procedurës Blerje e energjisë elektrike për janar 01- 31 dhjetor 2014. Pezullimi i procedurës është vendosur për shkak të njoftimit të Entit Rregullator të Energjisë, të dërguar me letër zyrtare nr. 680/3, datë 06.09.2013 ku ERE ka kërkuar pezullimin e procedurës për blerjen e energjisë elektrike në mënyrë që të analizojë kushtet e ftesës për ofertë. Ju bëjmë me dije se CEZ shpërndarje do ju informojë paraprakisht për hapat e mëtjesjëm pasi ERE të japë konfirmimin për vazhdimin e procedurës thuhet në njoftimin e CEZ-it.