KQZ certifikon zgjedhjet Presidenti i miraton
Ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi pas takimit me perfaqesuesit e rrjetit te OJQ-ve Demokracia ne Veprim shprehu besimin se kudo qe eshte nevoja edhe EULEX-i por edhe KFOR-i do ti kryejne detyrat e tyre qe do te kerkohen nga institucionet e Kosoves duke aluduar keshtu per mbarevajtjen e procesit zgjedhor ne veri.
Megjithate ushtruesi i detyres se presidenti theksoi se duhet te merret parasysh puna qe duhet ta kryejne institucionet e Kosoves.
I pyetur rreth monitorimit te zgjedhjeve nga Keshilli Evropian apo mekanizmat tjere nderkombetare Krasniqi tha
Ju e dini qe Kosova nuk perfaqesohet ne Keshillin e Evropes. Megjithate si institucione nuk i kemi bere kerkesen dhe as qe eshte kerkuar por te gjitha institucioneve te tjera dhe Bashkimit Evropian i kemi bere ftese me kohe. Megjithate do te kete nje monitorim ndoshta jo sikur qe do te ishte sikur zgjedhjet te mbaheshin te rregullta por besoj se monitorimi do te jete edhe nga Rrjeti i Organizatave Evropiane per Monitorim do te jete edhe nga Demokracia ne Veprim te gjitha partite politike do ti kene komisionaret dhe vezhguesit e tyre dhe presim qe ata ti kryejne detyrat e tyre me pergjegjesi ashtu sic e jep ligji.
Nderkaq rreth punes se Policise se Kosoves ne veri te vendit gjate zgjedhjeve Krasniqi tha se besojne qe zinxhiri komandues i Policise se Kosoves eshte nje zinxhir komandues dhe gjithe policia e ka pergjegjesine per ti kryer detyrimet e veta sipas ligjit dhe Kushtetutes.
Ushtruesi i detyres se presidentit e vleresoi angazhimin e Demokracise ne Veprim per te ndihmuar procesin zgjedhor ne Republiken e Kosoves nderkaq po ashtu kerkoi qe angazhimi i tyre te jete ne sherbim te demokracise.
Po ashtu u be e ditur se certifikimin e zgjedhjeve te 12 dhjetorit e ben Komisioni Qendror Zgjedhor dhe pastaj fjalen e fundit e jep Presidenti ne detyre.
Ismet Kryeziu udheheqes i rrjetit te OJQ-ve Demokracia ne Veprim njoftoi per pergatitjet qe jane duke i bere per procesin zgjedhor nderkaq beri te ditur se do te marrin pjese ne monitorimin e zgjedhjeve edhe ne veri.