E Shtunë, 31 Tetor 2026

PEK do te heqe pankartat nga pemet

Partia Ekologjike e Kosoves PEK ne daten 8 dhjetor do te heqe te gjitha pankartat nga pemet dhe kjo ne shenje proteste pasi eshte nje shqetesim tejet i madh kjo e veshjes se pemeve me pankarta fushate.
Ky reagim vjen per shkak se kjo gje po i kalon limitet e logjikes mbrojtese pasi si duket keto parti se kane problem financen por vendin se ku te shfaqen me rastin e fushates. Por pa e vrare mendjen sepse ne fund te fundit per se behen zgjedhjet pervecse per te ndertuar dhe jo per te prishur Por kjo si duket nuk po i shqeteson disa subjekte politike dhe disa individe politike qe garojne per ne zgjedhjet parlamentare sepse nuk po iu shikojne me syte se ku ti vendosin materialet e tyre te propagandes thuhet ne reagimin e PEK-ut.
Sipas kesaj partie kaq shume kane marre revansh partite politike saqe duket se po mundohen te tregojne se kush eshte me e afte qe te nxjerre me shume fotografi e parulla dhe si ne nje gare te ethshme po mundohen te gjejne sa me shume vende te dukshme dhe si pasoje kane sulmuar edhe pemet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›